10 hapat që ju risjellin buzëqeshjen

4 vite më parë

10 hapat që ju risjellin buzëqeshjen

E mbani mend herën e fundit kur keni buzqëshur ? Urojmë të mos ketë qenë shumë e largët, pasi një ditë pa buzëqeshje është një ditë boshe e pa motiv. Lumturia nuk është të kesh atë që do, por të duash atë që ke. Edhe pse zakonisht nuk na pëlqejnë këshillat, në këtë artikull do të gjeni disa sekrete sesi mund të rigjeni buzëqeshjen dhe lumturinë.

1.Bëj paqe me veten : Mjaft humbët kohë duke u marrë me frikërat apo dobësitë që keni. Bëni paqe me veten dhe pranoni ato që keni.

2.Mbill lumturinë në jetën tënde : Largoni nga jeta juaj njerëzit toksikë dhe mbani afër familjarët dhe miqtë që ju japin qetësi dhe mbi të gjitha buzëqeshje.

3.Prano ndryshimet e humorit : Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç do të donim dhe për pasojë kemi edhe luhatje humori. Qetësohuni dhe merrini më shtruar.

4.Vlerëso atë që ke : Mjaft ëndërruat për të patur gjërat e të tjerëve. Ndoshta nuk e kuptoni ,por të kesh shëndet të plotë dhe njerëz që të duan është pasuria më e madhe që mund të ketë një njeri.

5.Evito dramat : Jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë gjëra që nuk shkojnë mirë në realitetin ku jetojmë. Por nqs i shihni gjërat me më shumë objektivizëm do kuptoni që ndoshta jo çdo gjë është skëterrë.

6.Dëgjo të tjerët : Është shumë e lehtë të japësh mend apo të gjykosh situata të caktuara. Por duhet të vihesh nën lëkurën e tjetrit për t’i kuptuar më mirë.

7.Bëni miq : Vetmia nuk është kurrë një këshilluese e mirë. Bëni miq dhe mbajini afër.

8.Pajtohu me të shkuarën : Ajo që ka ndodhur nuk zhbëhet dot. Pajtohuni me të shkuarën dhe do të keni një të tashme e të ardhme më të qetë.

9.Jepi kuptim jetës tënde : Bëj gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë dhe të plotësojnë shpirtësisht.

10. Mbro lirinë tëndë : Liria është një e drejtë legjitime e çdokujt. Mbrojeni atë si diçka të shenjtë dhe mundohuni të edukoni edhe fëmijët me idenë e lirisë dhe pamvarësisë.

Nga Living