1 vit pas ndarjes, a është dikush në jetën e Eneda Tarifas? Flet këngëtarja

3 javë më parë

1 vit pas ndarjes, a është dikush në jetën e Eneda Tarifas? Flet këngëtarja

Eneda Tarifa mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarat në media pasi jeta e saj private nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Vitin e kaluar u bë e ditur se Eneda i kishte dhënë fund martesës.

E ftuar në “Thumb on”, Eneda tregoi se me ish-bashkëshortin ruan një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore dhe kujdesen të dy për vajzën.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”, u shpreh Eneda.

E pyetur nëse ka dikë në jetën e saj tani, këngëtarja u shpreh: “Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time”.

Kujtojmë që Eneda këtë vit merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën”, që është pëlqyer shumë nga publiku dhe është pretendente për fituese.