1.3 milion euro për infrastruktur sportive në Rahovec

3 vite më parë

1.3 milion euro për infrastruktur sportive në Rahovec

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Rahovecit.

Këto memorandume kanë të bëjnë me realizimin e tri projekteve që arrijnë vlerën e gati 1.3 milion euro. MKRS-ja ka bërë të ditur se këto mjete do të shkojnë konkretikisht në këto projekte: “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe” në vlerë prej 800 mijë euro i cili do të realizohet gjatë vitit 2017-2019, për realizimin e projektit “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc” në vlerë prej 320 mijë euro që do të përfundojë deri në vitin 2019 në tri faza dhe “Renovimi i stadiumit të futbollit në Rahovec” në vlerë prej 150 mijë euro, i cili parashihet të realizohen këtë vit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri Shala ka thënë se këto investime po bëhen me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimin e kushteve për aktivitetet e të rinjëvë. Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se ndjehet i kënaqur që këto projekte në përkrahje të sportit në komunën e Rahovecit, u nënshkruan sot./AktivPress