Zvicerania e dashuruar i dërgon mashtruesit 150.000 euro

2 muaj më parë

Zvicerania e dashuruar i dërgon mashtruesit 150.000 euro

Zvicerania e moshës në mesin e të pesëdhjetave, 150 mijë eurot ia transferoi personit të dyshuar që po vuante burg. Paratë ajo ia ka dërguar në pesë këste, ka njoftuar të martën Polica Kantonale e Solothurnit, përcjell Albinfo.ch.

Që nga fillimi i vitit, disa persona janë tradhëtuar, të cilët janë mashtruar nga njoftimet e personave në internet dhe me sigurimin e “dashurisë së madhe” për të hollat e tyre e tyre.

Mashtruesit depërtojnë përmes faqeve të njoftimeve apo shkëmbimit të kontakteve në mes të partnerëve në internet.

Pas një kohe të shkurtër, këta ithtarë të dashurisë dhe romansës do të pretendonin se në viktimën e tyre kanë gjetur “dashurinë e madhe”. Secili autor i panjohur e ka përgatitur mirë rrëfimin e tij të besueshëm, në mënyrë që të tërheq para nga viktima. Ato do të përdoreshin për të paguar faturat mjekësore të pashlyera, për ndonjë sigurim apo për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Policia Kantonale e Solothurnit bën thirrje që të shtohet dyshimi po që se ndokush shumë shpejt fillon të flasë për “dashuri të madhe”. Kujdesi duhet të shtohet kur personi kërkon para, edhe nëse arsyetimi është shumë logjik dhe emocional, njofton më tej Albinfo.ch.

Paratë nuk duhet të transferohen në asnjë mënyrë nëpërmjet shërbimit të transferimit. Këto transferime nuk mund të gjurmohen.