Zbulohet misteri: Ja pse kulla e Pizës nuk rrëzohet kurrë

5 ditë më parë

Zbulohet misteri: Ja pse kulla e Pizës nuk rrëzohet kurrë

Kulla e Pizës ka qenë e anuar për më shumë se 800 vite por kurrë nuk ka rënë.

Për më shumë se 20 vjet, studiuesit janë përpjekur të kuptojnë se çfarë e bën animin e kësaj kulle një pikë unike referimi.

Vetë shkencëtarët e tokës dhe inxhinierët kanë arritur në konkluzionin se arsyeja pse kjo kullë anohet është e njëjta arsye pse ajo nuk ka rënë kurrë.

Në vitin 1173, ndërtimi filloi në kullën e re të zileve të katedrales së Pizës.

Deri në vitin e dytë të ndërtimit, ajo tashmë po fillonte të lëvizte.

U deshën gati 200 vjet për t’u përfunduar, me inxhinierë dhe arkitektë vazhdimisht duke u përpjekur – dhe duke dështuar – për të ndaluar animin.

Pas përfundimit në vitin 1370, kulla anonte rreth dy gradë. Në shekullin e 20-të u vlerësua se kulla zhvendosej 0.05 inç në vit.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2001, u  bënë punime me qëllim që kulla të ngritur uljen e saj me 0.5 gradë.

Por pavarësisht nga të gjitha këto prirje dhe korrigjime të pasigurta, kulla nuk ka rënë kurrë, pavarësisht ndikimit që kanë patur katër tërmete shumë të forta.

Një studim i ri, i udhëhequr nga një profesor nga Universiteti “Roma Tre”, e ka cilësuar këtë si diçka që quhet ndryshe ndërveprim dinamik i dheut.

Në thelb, shkaku pse kulla është kaq e ngurtë dhe e lartë, 191 metra, dhe toka poshtë saj është aq e butë, çdo herë që godet një tërmet, karakteristikat vibruese të strukturës kanë ndryshuar në mënyrë që lëvizjet e tërmetit të mos përhapen në lëvizjen tokësore.

Kulla e pjerrët e Pizës është vetëm një nga mësimet pse duhet t’i pranojmë të metat, pasi ajo mund të tundet, por kurrë nuk mund të rrëzohet, shkruan Scan./Dita