Zbulohet dokumenti, Rama e dinte për drogën e Tahirit

1 javë më parë

Zbulohet dokumenti, Rama e dinte për drogën e Tahirit

Plot 127 emra punonjesish policie të implikuar me drogën. Informacione të panumurta për më shumë se një vit me radhë. Për të gjitha këro kryeministri Rama ka qenë i informuar dhe nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar këtë epidemi.

Kjo vërtetohet nga një dokument i botuar sot nga italiani Karlo Alberto Rosi në median online Exit.al.

Exit pretendon se ka siguruar një dokument me 21 faqe që përmban një listë me të dhënat e 61 shkresave informuese zyrtare, përfshi datën, numrin e protokolllit dhe lëndën përkatëse të çdo shkrese, e cila në të gjitha rastet është përshirje e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit ose tregtimine drogës. Të gjitha këto dokumente datojnë mes marsit 2016 dhe marsit 2017 dhe ato i janë dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Shërbimit për Çëshjet e Brendëshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendëshme—të referuara në listë me inicialet e tyre, përkatësisht PKR, DPSH dhe SHBÇA(dokumenti poshte).

Çdo shkresë përmban një apo disa emra dhe të dhënat përkatëse personale të punonjësve të policisë, të cilët hartuesit e saj i akuzojnë për përfshirje në kultivimin dhe trafikun e drogës, si dhe njësinë policore dhe postin që ata kanë në momentin e dërgimit të shkresës -thuhet në raportim.

Aty pretendohet se sipas të gjitha gjasave këto dokumente janë ato që ka përgjuar ShISh dhe që më pas i dërgoheshin institucioneve të linjës. Por dihet gjithashtu se shërbimi inteligjent e ka me ligj që të informojë edhe kryeministrin.

Pra Edi Rama i ka pasur në zyrën e tij denoncimet për mbi 100 punonjës dhe oficerë policie që bashkepunonin me trafikantët. Në listën e zbuluar gjenden edhe emrat e policeve të Vlorës të shpallur në kërkim se bashkëpunonin me Habilajt.

“Kjo do të thotë se të paktën që nga prill i vitit 2016, Kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë informacionesh nga SHISH të cilat tregojnë përfshirjen e thellë të punonjësve të policisë dhe të Ministrisë së Brendëshme në sistemin e prodhimit dhe trafikimit të drogës” është konkluzioni i Exit duke kujtuar se kjo ishte dhe koha kur si Rama dhe Tahiri mohonin ekzistencën e hashashit në vend duke u tallur me opozitën si makineri balte dhe gazetat si media kazani.