“Xhihani” ka një lajm të keq për ndjekësit në rrjetet sociale (Foto)

2 javë më parë

“Xhihani” ka një lajm të keq për ndjekësit në rrjetet sociale (Foto)

Erkan Petekkaya ka marr një vendim drastik, i cili nuk do t’iu pëlqejë aspak fansave të tij.

Aktori, i cili njihet më mirë në trojet shqiptare si Xhihani i serialit “Paramparca”, ka vendosur të mbyll të gjitha llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale.

Ai tha se llogaria e tij ndjek njerëz që nuk i njeh, heq nga lista e ndjekësve disa të tjerë dhe pëlqehen publikimet jashtë iniciativës së tij.

Petekkaya po ashtu nënvizoi se nuk ka llogari në Facebook dhe u kërkoi të gjithë ndjekësve të qëndrojnë larg llogarive false të hapura me emrin e tij.

“Llogaria ime ka disa probleme, duket sikur ndjek njerëz që nuk i njoh, ndërsa disa të tjerë hiqen nga lista e ndjekësve, disa publikime pëlqehen jashtë iniciativës sime. Derisa ky problem të zgjidhet nuk do ta përdor më llogarinë në Instagram. Gjithashtu, unë nuk përdor Facebook, ju lutem të qëndroni larg llogarive false të hapura me emrin tim. Respekt!”, ka shkruar në Instagram, Petekkaya.

Theksojmë se 46-vjeçari është një ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale, ku ka 1.1 milionë fansa në Instagram.

Ndryshe, Petekkayan do ta shohim në ekranet e mëdha televizive me projekte të reja filmike. /Telegrafi