Vullneti i Rinorit

3 ditë më parë

Vullneti i Rinorit

Edhe pse me nevoja të veçanta, Rinori nga Gjilani nuk ndalet së punuari. Ai me mbështetjen e madhe të familjes ka gjetur mënyrën për t`u integruar në shoqëri.

Rinori tashmë ka edhe një biznes të cilin e menaxhon. Përveç pikturimit, ai merret me modelizëm dhe kryen punë vullnetare.

Rinori e humbi dëgjimin kur ishte vetëm 3 muaj, por kjo nuk e ndali atë të bëjë jetë normale. Ai ka një biznes të vetin ku punon si floktar. Gjatë kohës kur nuk është në punë, Rinori bën edhe punë vullnetare në spitalin rajonal të Gjilanit.

Përkrahjen më të madhe për integrimin në shoqëri, Rinori e pati nga familja. E kjo përkrahje po i kthehet në ndihmë nga ai për familjen.

Pamundësia për të dëgjuar, ka bërë që Rinori të ketë vështirësi edhe në të folur, mirëpo komunikimi me të është shumë i lehtë, thonë shokët e tij.

Rinori është djalë i dhënë e plot motiv, që refuzon t`i nënshtrohet mangësive të tij për të qen i suksesshëm në jetë./rtk