Vritet edhe një kosovar në Siri

3 muaj më parë

Vritet edhe një kosovar në Siri

Pas lajmit të dy ditëve më parë se në Siri është vrarë një kosovarë, sot mësohet se jetë ka ndërruar atje edhe kosovari tjetër, Betim Ibrahimaj.

Lajmin për vdekjen e tij për klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi”.

“Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Zyra për media e policisë.

Vrasja e Brahimjat në luftën e Sirisë çon në 76 numrin e kosovarëve që kanë rënë atje.