Victoria tregon tendencën e veshjes në këtë verë

3 muaj më parë

Victoria tregon tendencën e veshjes në këtë verë

Pasi festoi 19 vjetorin e martesës me David Beckham në Paris, Victoria u largua për në ekspozitën Azzedine Alaïa “Je Suis Couturier”.

Ikona e modës dhe stilit la gjurmët e saj të stilit, e nuk mund të ndodhte ndryshe! E veshur me një këmishë të bardhë një fund të gjatë që pritet të jetë kryefjala e tendencave për këtë sezon.

Një detaj mahnitës në look-un e Victoria Beckham, ishte pikërisht ky trend i ri i fundit, që në dukje të parë ngjan si pantallona të gjera që kontrastrojnë dukshëm me pamjen.

Me syzet e diellit Céline, dhe një orë me nuancë të artë dhe një varëse tepër fine, Viki sapo na njohu me elementin e ri të veshjes, që duhet të jetë patjetër në dollapin tuaj. Nuk keni nevojë për sugjerime të tjera shtesë, sepse kur e thotë një ikonë mode si ajo, nuk ka vend për dyshime.

Kush e tha që në verë nuk mund të veshësh funde të gjata? Këtë mit e ç’bën më së miri Victoria Beckham. Ne po ju sjellim pikërisht shembullin që e vërteton këtë!/revistaclass/