Vetëvendosje kritikon programin qeverisës të Haradinajt

1 javë më parë

Vetëvendosje kritikon programin qeverisës të Haradinajt

Në sencën e Kuvendit ku po bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se ky program nuk tregon sesi do të arrihen këto zhvillime.

“Kjo është vetmja Qeveri në botë në të cilën kemi pasur rast që buxhetin ta shqyrtojmë  para programit qeverisës. Praktika normale në çdo vend të botës njëherë e diskutojnë programin qeverisës pastaj buxheti vjen mas 3-4 muajve”, tha Konjufca.

“E kemi lexu programin, ajo që të bjen në sy është vëllimi i programit është mjaft voluminoz, por ne e dimë se prej që ekziston teksti, vëllimi nuk është garanci e nje programi të mirë”, shtoi ai më tej.

“Poashtu këtu nuk ka asnjë përgjigje për pyetje ‘qysh’. Ne vetëm kemi përgjigje për pyetjet ‘çka’… p.sh do të kemi ngritje ekonomike, shumë mirë, por qysh?… S’ka strategji specifike këto janë vetëm dëshira”, deklaroi Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, poashtu kritikoi Qverinë Haradinaj për mos koordinim me parlamentin, duke thënë se është shumë dëshpruese mos prezenca e ministrave në seanca të Kuvendit.

“Ministrat e tanishëm janë aq të papërgjegjshëm si ata të Mustafës dhe Thacit”, tha Konjufca./AktivPress