Vetëm kjo është receta më e mirë e bukës për diabetikët!

5 muaj më parë

Vetëm kjo është receta më e mirë e bukës për diabetikët!

Për të gjithë ju që keni probleme me diabetin, kjo recetë buke është më e mira që mund të gatuani. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes

Përbërësit:

1 qese e vogël maja
½ litër ujë i ngrohtë
500 gram miell hikërror
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sheqer
3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

 

1. Hidhni miellin në një enë të madhe. Shtoni më pas majanë, kripën, sheqerin dhe vajin e ullirit.
2. Shtoni gradualisht ujin e ngrohtë dhe miksojeni ngadalë. Punojeni brumin mirë dhe më pas lëreni të vijë për 40 minuta. Ngrohni furrën fillimisht në temperaturën 250 gradë Celcius.
3. Hidheni brumin në tavë dhe vendoseni në furrë. Piqeni për 45 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius.