Veseli viziton Adem Demaçin në konakun e tij

1 javë më parë

Veseli viziton Adem Demaçin në konakun e tij

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka takuar veprimtarin e njohur Adem Demaçin.

Veseli në Facebook, ka shkruar se një pjesë e historisë së Kosovës, është histori e jetës së veprimtarit Adem Demaçi.

”Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar ndër të tjerash Veseli./AktivPress

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, 13 February 2018