Vdes personi që u aksidentua javë më parë në Ferizaj

1 javë më parë

Vdes personi që u aksidentua javë më parë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ishte aksidentuar me 14 nëntor të këtij viti, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili me datën e cekur në aksident trafiku kishte pësuar lëndime, i njëjti me datën 06.12.2017 kishte ndërruar jetë”, shkruan në komunikatën e PK-së

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve./AktivPress