Vdes aktorja e njohur e telenovelave pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

4 ditë më parë

Vdes aktorja e njohur e telenovelave pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktorja e telenovelës “Home and away”, Jessica Falkholt e cila më 26 dhjetor të vitit të kaluar pësoi një aksident me makinë nga ku mbetën të vdekur prindërit e saj.

Jessica dhe motra e saj Annabelle u transportuan menjëherë me helikopter në spital, por tre ditë më vonë Annabelle nuk mundi të shpëtojë dhe ndërroi jetë. Pas saj edhe aktorja Jessica të cilës sot i janë hequr aparaturat pasi nuk ka më shpresë.

Vendimin për të hequr aparaturat e kanë marrë familjarët e aktores 28-vjeçare. Jessica Falkholt ishte një nga aktoret më të njohura, sidomos për rolin e saj në telenovelën “Home and away”, “Part one” dhe “Harmony”.