Ushqimet që çdo diabetik duhet t’i ketë patjetër në shtëpi!

3 muaj më parë

Ushqimet që çdo diabetik duhet t’i ketë patjetër në shtëpi!

Përfshini në dietën tuaj këto ushqime me vlera të larta ushqyese në mënyrë që të ulni nivelin e sheqerit në gjak, të digjni yndyrën, reduktoni inflamacionin dhe shumë të tjera.

Çokollata e zezë:

Fakti se është çokollatë nuk do të thotë se duhet përjashtuar nga dieta e një personi që është diagnostifikuar me diabet. Përkundrazi, çokollata e zezë është e pasur me flavonide dhe studimet kanë treguar se këta nutrient ulin nivelet e insulinës, shteron nivelin e glukozës në gjak dhe ju ndalojnë nepsin për të ngrënë më shumë.

Brokoli:

Brokoli përmban shumë sulfofane që shkakton disa procese anti-inflamatore që përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak dhe mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimet kardiovaskulare që shpesh janë pasojë e diabetit.

Boronica:

Boronica përmban një kimik natyror që zvogëlon qelizat yndyrore dhe gjithashtu stimulon lirimin e adiponectin, një hormon që rregullon nivelet e glukozës në gjak, ndër të tjera. Rritja e niveleve të adiponectin mund të ndihmojë në mbajtjen e ulët të sheqerit në gjak dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Peshku:

Peshku është i pasur me proteina, por edhe shumë i shijshëm gjithashtu ky ushqim diabetik përmban një lloj të veçantë yndyre që ndihmon në qetësimin e inflamimeve. Mijëra studime tregojnë se njerëzit me nivelet më të larta të acideve yndyrore omega-3 në gjak kanë inflamacion më të vogël në trup. Pëhapja e madhe e inflamacionit çon në përkeqësimin e diabetit dhe ju shkakton probleme me peshën.

Ushqime të tjera janë:

Spinaqi
Kuinoa
Kanella
Arrat
Patatet e ëmbla
Fasulet
Shafrani./Shije.al