Turqia “kërcënon” me përdorimin e sistemit raketor S-400

2 muaj më parë

Turqia “kërcënon” me përdorimin e sistemit raketor S-400

Turqia do të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që planifikon të marrë nga Rusia nëse “do të jetë e nevojshme” ka thënë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan më 11 qershor.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për ti ruajtur. Ne do ti përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme. Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja? Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA  nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo,” tha Erdogan, shkruan hurriyetdailynews.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë, “tha presidenti.

Deklaratat e Erdoan u bënë gjatë një transmetimi live në disa tv private në Stamboll.

Turqia dhe Rusia kanë firmosur në dhjetor marrëveshjen për sistemin raketor S-400, gjatë dhjetorit, duke finalizuar një marrëveshje që thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s Turqisë dhe Kremlinit.

Por kjo marrëveshje ka shqetësuar perëndimin, në mënyrë të veçantë SHBA-në, e cila ka deklaruar se sistemi nuk mund të integrohet në arkitekturën ushtarake të NATO-s. Kishte gjithashtu shqetësime se përfshirja e Rusisë në operimin e S-400 do të lejojë Moskën të ketë qasje në kodet e aleancës dhe informacion në lidhje me objektet e NATO-s në tokën turke.

Një zyrtar i lartë turk në prill pat deklaruar se Rusia do të dorëzojë bateritë e para të sistemeve të raketave anti-balistike S-400 në korrik 2019.