Truri i foshnjave dëmtohet nga ajri i ndotur

2 javë më parë

Truri i foshnjave dëmtohet nga ajri i ndotur

17 milionë foshnja nën moshën njëvjeçare janë duke frymuar ajër të ndotur, kështu duke vendosur në rrezik zhvillimin e trurit të tyre, ka paralajmëruar agjencioni për femijë i OKB-së.

Foshnjat në Azinë Jugore janë më së shumti të prekura, ku 12 milionë prej tyre jetojnë në zonat ku ndotja e ajrit është më e lartë se nivelet normale.

Ndërsa katër milionë të tjera janë në rrezik në Azinë Lindore dhe vendet e Pacifikut.

UNICEF ka deklaruar që frymëmarrja e copëzave të ndotura të ajrit mund të dëmtoj indet e trurit dhe ulë zhvillimet kognitive.