Trepçës i premtohet aktivizimi pas zgjedhjes së bordit mbikqyrës

2 javë më parë

Trepçës i premtohet aktivizimi pas zgjedhjes së bordit mbikqyrës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot ekzekutivin dhe sindikalistët e ndërrmarrjes “Trepça”.

Lluka ka njoftuar punëtorët se pas kompletimit të bordit, do të aktivizohet ndërmarrja, transmeton AktivPress.

Lluka ka shkruar në Facebook se beson që Qeveria dhe ministria që ai drejton janë në rrugën e duhur për të rregulluar shumicën e problemeve që hasin punëtorët e Trepçës.

“Ndërkohë, i informova që Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikqyrës, që është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjigandi ekonomik. Në këtë bord, nga 9 pozita të hapura, 2 do të përfaqësohen nga punëtoret e Trepçës!”, ka shtuar më tej ai.

Ministri ka theksuar se “Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke i ndërmarrë të gjithat hapat e nevojshëm që i hapin rrugë zhvillimit të kësaj ndërmarrje, andaj vlerësoj se nisja e procesit për zgjedhjen e Bordit të Trepçës, do t’i paraprij hapave të tjerë konkretë që ka paraparë MZHE siç janë hartimi i Statutit dhe regjistrimi i ndërmarrjes si Trepça SHA”./AktivPress