Trajneri i Villarrealit tregon si e mposhti Real Madridin

5 muaj më parë

Trajneri i Villarrealit tregon si e mposhti Real Madridin

Trajneri i Villarrealit, Javi Calleja, ka folur rreth fitores historike të skuadrës së tij kundër Real Madridit të shtunën pasdite dhe për mënyrën se si fituan me një performancë të shkëlqyer të Asenjos.

Fitorja minimale ndaj Real Madridit të shtunën pasdite ishte e parë në histori për Villarrealin në “Santiago Beranabegu” në kuadër të ligës, transmeton Express.

“Luajtëm të patrazuar dhe u treguam më të rrezikshëm”, ka thënë Calleja.

Më pas, ai ka shpjeguar si e mposhti Zinedine Zidannin.

“Në pjesë të parë ata na detyruan të tërhiqeshim mbrapa dhe hasem në probleme për të kryer kundërsulme. Por në të dytën, kur e patëm se ishim në një nivel, e dinim ndeshja mund të shkonte në favorin tonë. U treguam inteligjentë dhe efektivë”, ka shpjeguar ai. /Express/