Thaçi kërkon që shteti të mbushet me prodhime “Made in Kosovo”

3 muaj më parë

Thaçi kërkon që shteti të mbushet me prodhime “Made in Kosovo”

Presidenti Hashim Thaçi, ka marr pjesë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të manifestimit për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Presienti tha sebizneset kanë kaluar nëpër sfida të panumërta për dhjetë vjet.

“Sot jemi mbledhur në një koment të veçantë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Si gjithmonë kemi rast të kujtojmë ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Jeni ballafaquar me sfida, por keni vazhduar dhe keni zhvilluar vendin. Sot zhvillimi i Kosovës lidhen ngushtë me juve. Sukseset dhe arritjet tona janë rezultat i bashkëpunimit me partneret tanë. I bëmë 10 vjet si shtet dhe është koha që shteti të mbushet me prodhimet ‘Made in Kosovo’. Gëzuar 10 vjetorin e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Në këtë organizim u bë edhe ndarja e medaljeve presidenciale për ndërmarrjet me kontributin më të madh në punësim, buxhet dhe eksport; si dhe ekspozita e prodhimeve vendore.

Kosova është njëra ndër shtetet me numrin më të madh të produkteve te importuara, kryesisht nga Serbia./AktivPress