Teuta e gatshme për të protestuar me qytetarët e Prishtinës (Foto)

2 javë më parë

Teuta e gatshme për të protestuar me qytetarët e Prishtinës (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj, teksa këtë herë përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Krasniqi vendosi që të ndajë një shqetësim të madh me fansat.

Bëhet fjalë për ajrin e ndotur, i cili është një fenomen që ndodh çdo sezonë dimri në Prishtinë, ngase kryeqyteti shfrytëzon lëndët djegëse për ngrohje gjatë stinës së ftohtë.

Ajo ka shkruar se si ka mundësi që asnjëri nga kandidatët për kryetar të Prishtinës në Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, nuk ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë ngjarje.

Teuta madje ndjehet aq e shqetësuar, sa që ka shkruar se është e interesuar për nisjen e një peticioni ose proteste, e cila do të vinte në pah këtë fenomen, që çdo vit pak e nga pak “helmon” qytetarët e Prishtinës.

Më poshtë mund të ndiqni statusin e saj të plotë. /Telegrafi