Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave

1 javë më parë

Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave

Një amerikan po akuzohet për zjarrvënie dhe vrasje në tentativë, pasi i vuri flakën shtëpisë në Las Vegas derisa nëna e tij ishte brenda saj.

Sipas raportit të policisë, mosmarrëveshja me të ëmën ndodhi rreth larjes së rrobave.

28-vjeçari Timothy Colton, ishte duke i goditur dhe mallkuar policët kur ata po e arrestonin. Ndërsa derisa ishte në paraburgim ai po e shkelmonte derën e ulëseve të pasme dhe po e godiste kokën në pjesën plastike.

Nëna e tij 60-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara, u shpëtua nga zjarrfikësit, transmeton Klan Kosova.

Policia raporton se Colton është njeri agresiv dhe kërcënoi nënën e tij me vrasje dhe se do ta digjte shtëpinë.

Ai i vuri flakë derës së përparme të shtëpisë dhe u largua duke ikur. Ndërsa më pas është gjetur duke u fshehur disa blloqe më larg brenda një parkingu veturash.