Suspendohen përkohësisht Khabibi dhe McGregori

4 ditë më parë

Suspendohen përkohësisht Khabibi dhe McGregori

Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov janë suspenduar përkohësisht nga Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC), të cilët kanë filluar një hetim të plotë për ndeshjen në mes tyre në UFC.

Pas fitores së tij, Nurmagomedov ka kërcyer jashtë kafazit për tu ndeshur me ekipin e kundërshtarit, transmetton koha.net.

McGregor pastaj është ndeshur me anëtarë të ekipit të Nurmagomedev, duke plasur një sherr i madh në të gjithë sallën.

UFC mund të vendos nëse Nurmagomedov do ta mbajë rripin e fitores së tij apo jo, por tashmë presidenti i saj Dana White, ka thënë se rusi do ta mbajë titullin e tij.