Supë me file pule dhe makarona

1 muaj më parë

Supë me file pule dhe makarona

Receta e supës për sot ka në bazë perimet dhe fileton e pulës  Kombinimi i tyre ju jep në fund një shije mbresëlënëse dhe njëkohësisht vlerat ushqyese, aq të nevojshme për organizmin tuaj.

Ja si ta realizoni atë:

Përbërësit: 

  • 1 fileto pule
  • 1 koncentrat pule
  • pak vaj ulliri
  • 1/2 qepë
  • 1 karotë
  • 1 degë rozmarinë
  • kripë
  • piper
  • 1/2 gotë ujë
  • 120 gr makarona  (makarona supe)
  • pak majdanoz

Përgatitja: 

  • Në fillim presim fileton e pulës në kubikë të vegjël. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën me karotën. I shtojmë fileton e pulës dhe rozmarinë.
  • I trazojmë mirë dhe i rregullojmë me kripë e piper. Shtoni ujë dhe makaronat. I trazoni përsëri dhe ndërkohë i shtoni majdanoz.
  • Tani i shtoni koncetratin e pulës dhe e lini supën të ziejë për 20 minuta.
  • Në fund e shërbeni të ngrohtë me një degë të vogël rozmarine sipër./shije.al/