Suedia zbardh listën paraprake, po “zoti” Zlatan Ibrahimovic?

4 muaj më parë

Suedia zbardh listën paraprake, po “zoti” Zlatan Ibrahimovic?

Ashtu siç pritej, Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në Botërorin e Rusisë. Pak minuta më parë, trajneri i skuadrës skandinave, Janne Andersson ka bërë publike listën paraprake.

Në listën prej 23 lojtarësh bëjnë pjesë futbollistët më të mirë të kombëtares suedeze, si Oscar Hiljemark, Filip Helander dhe Marcus Rohden.

Ata janë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: 

Robin Olsen, Mikael Lustig, Viktor Nilsson Lindelof, Andreas Granqvist, Martin Olsson, Ludwig Augustinsson, Sebastian Larsson, Albin Ekdal, Marcus Berg, Emil Forsberg, John Guidetti, Karl-Johan Johnsson, Oscar Hiljemark, Emil Krafth, Viktor Claesson, Pontus Jansson, Marcus Rohden, Ola Toivonen, Jimmy Durmaz, Isaac Kiese Thelin, Kristoffer Nordfeldt

/Ora News.tv/