Sot lansohet “Fondi për Inovacion dhe Ndërmarrësi”

4 muaj më parë

Sot lansohet “Fondi për Inovacion dhe Ndërmarrësi”

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, sot lanson “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat jo qeveritare, që fushë të veprimtarisë së tyre e kanë inovacionin, transmeton AktivPress.

“Kjo ngjarje pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të cilët do të informohen më mënyrën e përfitimit të fondeve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me anë të projekteve të tyre që për qëllim kanë promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë ngjarje, përveç ministrit Beqaj, pjesëmarrësve do t’u drejtohen edhe ministri Bedri Hamza, përfaqësues nga STKK dhe KIESA./AktivPress/