Sonte përballjet titanike në Europa League

1 javë më parë

Sonte përballjet titanike në Europa League

Sonte ka një sërë ndeshjesh që do të luhen në Europa League. Ky kompenticion është bërë akoma më i fortë, sidomos pas faktit se këtu kanë shkuar edhe ekipe të tilla si Atletiko Madridi dhe Napoli, që janë skualifikuar në Ligën e Kampioneve. Por sonte luhen ndeshjet e fundit në grup në Europa League.

Por cilat janë ndeshjet më të rëndësishme që do të luhen? Atalanta e Italisë luan përballë Lionit. Rijeka ndeshet me Milan, Arsenal luan me BATE etj. Sonte luan edhe Skënderbeu me Yang Boys në fushën e kësaj të fundit. Ekipi korçar ndoshta edhe humb sonte, por ajo që dihet është se Skënderbeu ka bërë goxha paraqitje duke nderuar Shqipërinë si kurrë më herët.