Skuadra spanjolle nis kontaktet me Arsenalin për Ozil

1 javë më parë

Skuadra spanjolle nis kontaktet me Arsenalin për Ozil

Atletico Madridi e ka kontaktuar Arsenalin për një transferim të mundshëm të yllit të saj Mesut Ozil gjatë verës së ardhshme.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, që ia mundëson atij të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub të ri në janar, ndërsa Atletico është i gatshëm t’i ofrojë Ozilit pagë prej 200 mijë funte në javë dhe një shumë të madhe Arsenalit, raporton The Sun, përcjell Express.

Ozil mund të joshet nga rikthimi në Madrid pas suksesit që ka pasur në “Santiago Bernabeu nga viti 2010 deri më 2013.