Skitari Tahiri thyen rekordin personal në Kampionatin Botëror

8 muaj më parë

Skitari Tahiri thyen rekordin personal në Kampionatin Botëror

Skitari Albin Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka thyer rekordin personal në garën e sotme në Kampionatin Botëror që po mbahet në Zvicër.

Në garën e djeshme në Wengen ai kishte përfunduar garën në vendin e 43, përderisa sot në disiplinën lëshim i lirë e përfundoi garën në vendin e 55, duke marrë 109.64 pikë, transmeton Koha.net.

Image

“Me sukses e përfundova garën në lëshim të lirë sot. Ishte lëshim solid, arrita ta thyej rekordin e shpejtësisë personale me 140.5 km/h dhe me siguri lëshimin më të gjatë që kam pasur. Ishte një përvojë shumë e mirë dhe i respektoj djemtë tani është më shumë pas kësaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri tashmë e ka fituar normën olimpike për Lojërat Dimërore “PyeongChang 2018”.