Si u paraqitën shqiptarët në Eurovision

2 muaj më parë

Si u paraqitën shqiptarët në Eurovision

Për herë të parë në një finale të Eurovisionit morën pjesë edhe tre këngëtarë shqiptarë.

Në mesin e 26 konkurrentëve në finale, tre prej tyre ishin shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësuan Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Shqiptarët kishin paraqitje shumë të mirë në këtë edicion , shkruan albinfo.ch. Fillimisht në bazë të votave të jurisë, Qipro ishte në vendin e pestë, Shqipëria e shtatë me 126 pikë dhe Italia në vendin e 17-të.

Megjithatë, pas votave të publikut renditja ndryshoi dukshëm. Qipro e këngëtares Eleni Foureira, ishte e dyta, Shqipëria zbriti në vendin e 11-të, kurse Italia u ngrit në vendin e pestë.

Fitues doli Izraeli me këngëtaren Netta Barzilai. Në vendin e tretë ishte Austria dhe më pas Gjermania.