Si t’i ndaloni lemzën fëmijës

9 muaj më parë

Si t’i ndaloni lemzën fëmijës

Lemza është një dikuri e zakonshme si tek fëmijët po aq edhe te foshnjat disamujore. Madje, përshkruhet dhe lemza e embrioneve brenda barkut të nënave të tyre, të cilat e perceptojnë si një tingull ose lëvizje karakteristike gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Frekuenca e zakonshme e lemzës është nga 4 – 60 herë në minutë.

Lemza zgjat nga disa minuta deri në dy orë. Në qoftë se zgjat mbi 3 ditë, atëherë themi se kemi të bëjmë me lemzë kronike.

Në qoftë se zgjat mbi një muaj, atëherë kemi të bëjmë me lemzë të përhershme.

Cilat janë shkaqet e lemzës?

Te fëmijët e vegjël dhe bebet, ngaqë bashkëpunimi midis stomakut dhe ezofagut është i papjekur, valvula që ndodhet midis stomakut dhe ezofagut nuk mbyllet mirë, për këtë arsye pas ngrënies, kur fryhet stomaku kemi lemzë.
Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet konfraktim diafragme dhe lemzë.
Në qoftë se qumështi është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.
Në qoftë se fëmija qan fort për disa orë.
Në qoftë se fëmija qesh shumë, pa shkëputje.

Çfarë të bësh për të ndaluar lemzën?

Lemza zakonisht nuk e ngacmon fëmijën, madje mund t’a shohim akoma dhe të flejë. Në qoftë se duam ta ndalojmë mund t’a bëjmë me dy mënyra:

I japim të pijë disa gllënjka uji, kamomili ose qumështi me bebiron ose gotë.
I kapim dhe i lëvizim lehtë hundën, gjë që shkakton tështitje, por dhe pushim lemze./Shije.al