Si të bëjmë supë me lëng pule, oriz dhe perime

1 muaj më parë

Si të bëjmë supë me lëng pule, oriz dhe perime

Supa juaj sot do të ketë përbërësit më të mirë! Lëngu i pulës, orizi, spinaqi, karota, kungujt, preshi dhe patatet do ta bëjnë atë tepër ushqyese, si dhe do t’ju ofrojnë një shije fantastike!

Përbërësit:

  • 1 kungull mesatar
  • 1 patate
  • 1 karotë
  • pak gjethe spinaqi
  • 1 presh (opsionale)
  • lëng limoni (1 kokërr)
  • 2 të verdha vezësh

Përgatitja:

  • Fillimisht zieni pulën.
  • Grini perimet me rende, gjithmonë pasi i keni larë. (përveç spinaqit që mund ta copëtoni me dorë)
  • I vendosni të gjitha në një tigan me pak vaj ulliri në nxehtësi mesatare dhe i kavardisni. (spinqi shtohet i fundit sepse është më i butë dhe kërkon më pak kohë)
  • Shtoni lëngun e pulës, orizin (e zier në gjysmë) dhe i zieni derisa të zbuteë dhe lëngu të trashet.
  • Shtoni spinaqin dhe në një tas rrihni të verdhat e vezës me lëng limoni.
  • E hedhni masën e krijuar tek supa dhe filloni përzierjen.
  • Shtoni gjalpë, kripë, piper dhe shërbejeni! Ju bëftë mirë!/shije.al/