Si duhet të veprojmë gjatë një tërmeti dhe cili është vendi më i sigurtë?

2 muaj më parë

Si duhet të veprojmë gjatë një tërmeti dhe cili është vendi më i sigurtë?

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës

Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama, mobilie, etj..

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme. /mbrojtjacivile.al