Shtetet që e luftuan ISIS-in duhet të ndihmojnë në rindërtimin e Irakut

6 muaj më parë

Shtetet që e luftuan ISIS-in duhet të ndihmojnë në rindërtimin e Irakut

Shtetet e Bashkuara u kërkuan anëtarëve të koalicionit që luftojnë Shtetin Islamik për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut, njofton AktivPress.

SHBA-ja kryeson koalicionin dhe shpreson që pas një lufte trevjeçare për të mposhtur militantët, ajo mund të llogarisë në masë të madhe tek aleatët e Gjirit për të mbajtur barrën e rindërtimit të Irakut dhe në një afrim të Arabisë Saudite me Irakun për të dobësuar ndikimin e Iranit në rajon.

Donatorët dhe investitorët janë mbledhur në Kuvajt këtë javë për të diskutuar përpjekjet për të rindërtuar ekonominë dhe infrastrukturën e Irakut, pas një konflikti shkatërrues me militantët që kapën gati një të tretën e vendit.

“Nëse komunitetet në Irak dhe Siri nuk mund t’i kthehen jetës normale, ne rrezikojmë kthimin e kushteve që i lejuan ISIS-it të merrte dhe kontrollonte territorin e gjerë”, tha Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.

Poashtu në Kuvajt po merr pjesë edhe Kosova, ku po përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili në një komunikatë dërguar për media tha se do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it./AktivPress