Shtetasit italian i grabisin 450 euro në Fushë Kosovë

4 ditë më parë

Shtetasit italian i grabisin 450 euro në Fushë Kosovë

Policia ka dërguar dy persona në mbajtje për grabitje.

Policia ka sqaruar se pak pas mesnatës të ditës së djeshme, një person i komunitetit rom shtetas i Italisë ka raportuar se dy persona i kanë grabitur një shumë parash prej 450 eurove.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, në “Lagjen 29”.

Sipas raportit, policia ka arritur të identifikoj të dyshuarit dhe të njëjtit janë arrestuar.

Të arrestuarit i përkasin komunitetit rom, të cilët pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.