Shqiptarët “pushtojnë” Dolce Gabbanan!

1 muaj më parë

Shqiptarët “pushtojnë” Dolce Gabbanan!

Pak javë më parë mësuam se imazhë të koleksionit të ri të veshjeve të stilistit të njohur turk, Tarik Ediz ishin modelë shqiptarë të “udhëhequr” nga fotografi i njohur Endrit Mërtiri.

Por duket se kjo nuk paska qenë e gjitha!

Pak minuta më parë në faqen online të brandit ndërkombëtar, Dolce Gabbana janë shfaqur foto të modelëve shqiptarë si Alesia Noka, Meg Luka apo këngëtarit të njohur Alban Ramosaj.

Me një status në Facebook-un e tij, fotografi Mërtiri ka shkruan: “Ia dola! Jam pjesë e reklamës së koleksionit pranverë-verë 2018 të Dolce&Gabbana! Shumë i lumtur të fotografoj fushatën e rradhës, si gjithmonë me superstafin tim! Ju dua të gjithëve! Më të mirët!”.

Nëse do të shohim fotot e postuara në Instagramin e brandit apo edhe të modelëve do të dallojmë se ato shkrepje nuk kanë asgjë më pak se të fotografëve të mëparshëm, por përkundrazi.

Ku ka më mirë se ta mbyllësh vitin me një lajm të tillë për shqiptarët si imazh të një prej firmave më të njohura në glob?!/Blitz.al/