Shqipe Pantina ka një kërkesë për Haradinajn dhe Pacollin

6 muaj më parë

Shqipe Pantina ka një kërkesë për Haradinajn dhe Pacollin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka treguar gjendjen e rëndë që mbretëron në dhomat e Spitalit Rajonal të Pejës dhe ka ironizuar me krerët e Qeverisë së Kosovës.

Pantina, përmes ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismail, ka porositur kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin që “nëse u teprojnë të holla nga blerja e kravatave dhe mobilimi i zyrës, të lyejnë edhe një dhomë të spitalit të Pejës, të mbuluar nga myku”.

Postimi i plotë i Pantinës:

“Minister Uran Ismaili kjo eshte nje dhome ne spitalin rajonal te Pejes. I bene te fala Kryeministrit nese i teprojne pare pasi te i blej kravatat( ka mundesi me i ble me ulje cmimesh tash ne janar) le te i blen ca qarqaf per shtreter per paciente, e zevendes kryeministrit te pare qe kishte vendose me i nderru mobilet dhe me ly zyren, nese i tepron pak ngjyre le ta lyen edhe kete dhome qe e kish mbulu myku. E di se ju kur semureni shkoni ne Spitalin Amerikan ku shkoj edhe ish kryeministri ( i uroj sherim te shpejt) e nuk e keni mundesine me i pa spitalet tona si duket. E sa per mjeket e di se japin maksimumin pas parasysh kushtet ne te cilat punojne, prandaj shpreh mirenjohjen time per punen e tyre.”