SHBA i dorëzon Spanjës letrën e vjedhur të Kolombit

2 javë më parë

SHBA i dorëzon Spanjës letrën e vjedhur të Kolombit

Një kopje e 500 viteve më pare e një letre të shkruar nga Kristofor Kolombi, që tregon zbulimet e tij në Amerikë, iu dorëzua Spanjës, pasi ishte vjedhur më parë në Bibliotekën Kombëtare të Katalonjës, në Barcelonë.

Letra ishte dorëzuar në Uashington nga prokurori amerikan David C Weiss, pas shtatë vitesh hetime, kur policia kishte marrë një sugjerim për disa letra të shekullit XV që ishin vjedhur nga bibliotekat europiane, ku ishin ndërruar me letra të falsifikuara.

Hetimet treguan se letra e vjedhur ishte shitur në nëntor 2005 për shifrën 600 mijë euro, dhe në qershor 2011 për 900 mijë euro.

Prokuroria e distriktit të Delaware në SHBA nxorri një mandat për rikuperimin e letrës për personin që e dispononte, pa bërë të ditur se si funksionarët arritën të zbulonin identitetin e personit posedues.

Kolombi duke zbritur në Amerikë në vitin 1492

Dokumentit  iu bë një analizë për të vërtetuar autenticitetin si dhe u stabilizuan marrëveshjet për dorëzimin e saj.

Letra iu dorëzua ambasadorit të Spanjës në SHBA, Pedro Morenes.

”Ceremonia e sotme është një vitrinë e lidhjeve që bashkojnë SHBA me Spanjën. Bashkëpunimi  dhe hetimet ishin shumë efikase për të bërë të mundur kthimin e këtyre pasurive kulturore në Spanjë”, theksoi Morenes./dita