Serena Williams pranë rikthimit

1 javë më parë

Serena Williams pranë rikthimit

Tenistja, Serena Williams pritet që t’u rikthehet fushave të tenisit në Australian Open.

Këtë e ka paralajmëruar drejtori i kësaj ngjarjeje, Craig Tiley, shkruan Sun, përcjellë Klan Kosova.

36 vjeçarja nuk ka luajtur që prej kur e fitoi këtë turne në Melbourne – derisa ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ajo në shtator lindi një vajzë ndërsa më parë ka nisur përgatitjet për tu rikthyer në aksion më 2018.

“Ajo ka marrë vizën, ka hyrë, ka nisur ushtrimet dhe ndoshta do t’i duhet të gjejë pak hapësirë”.

“Nuk ka dyshim që ajo do të jetë e gatshme dhe në pikëpamjen tonë ajo dëshiron ta thyej rekordin e Margaret Court”, ka thënë Tiley.