Sasa e le “O sa mirë” dhe e bënë këtë ndryshim në pamje

8 muaj më parë

Sasa e le “O sa mirë” dhe e bënë këtë ndryshim në pamje

Karakteri më interesant dhe më simpatik i serialit “O sa mirë”, pa dyshim se mbetet ai i Sases, interpretuar shkëlqyeshëm nga aktorja e njohur, Ardiana Matoshi.

Me ardhjen e Sases në “O sa mirë”, ky serial u bë edhe më popullor e edhe më i komentuar. Interpretimi i shkëlqyer i Ardianes i dha shumë lezet këtij prodhimi televiziv.

Por, pas disa sezonesh në “O sa mirë”, me sa duket Ardiana Matoshi e ka braktisur serialin në fjalë.

Producenti i “O sa mirë”, Fisnik Vejsa, e ka shpallur listën me karakteret e episodit të ri, por mes emrash, nuk shihet askund ai i Sases, që le të kuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e episodit të ardhshëm.

Ndërkohë, aktorja ka postuar foto të reja me luk të ri. Më nuk është bionde, më nuk është Sasa./Kosovarja