Sa gjentil u tregua kryeministri me Diellza Kolgecin e Afërdita Paqaradën (Foto)

2 javë më parë

Sa gjentil u tregua kryeministri me Diellza Kolgecin e Afërdita Paqaradën (Foto)

Të dielën është mbajtur “Ballo Shqiptare 3” nën organizmin e Diellza Kolgecit dhe Afërdita Paqaradës.

Kjo mbrëmje, e cila për nga organizimi u cilësia si mjaft e suksesshme në promovimin e vlerave dhe kulturës shqiptare kishte shumë mysafirë të ftuar nga fusha të ndryshme.

Në këtë mbrëmje nuk mungoi as çifti kryeministror, Ramush dhe Anita Haradinaj, të cilët u shfaqën elegantë në këtë mbrëmje e cila mblodhi shumë fytyra të njohura publike.

Kryeministri i Kosovës ka mbështetur edhe me fonde, këtë organizim të dy bukurosheve Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada.

Këto të fundit kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale imazhe nga balloja, duke zbuluar momentet e bukura që kanë karakterizuar këtë natë.

Në imazhe, Diellza dhe Afërdita shfaqen nën shoqëri të mysafirëve të ndryshëm, me të cilët nuk kanë hezituar që të gostitin dhe të kërcejnë së bashku.

Kryeministri Haradinaj duket të jetë treguar mjaft i kujdesshëm për respektin ,teksa që në hyrje të mbrëmjes, u ka dhuruar buqeta me lule dy organizatoreve.

Ai madje nuk ka hezituar t’i dhurojë edhe një përqafim bukuroshes Kolgeci, pas dhurimit të luleve. /Telegrafi/

 Haradinaj nuk hezitoi t’i jap një përqafim bukuroshes Diellza Kolgeci