Rusia plan mashtrimi me dopingun edhe në botëror

6 muaj më parë

Rusia plan mashtrimi me dopingun edhe në botëror

Hija e dopingut rus shfaqet edhe në futboll.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, përfaqësuesja ruse po mendon të aktivizoje futbollistë të dopuar në Botërorin e këtij viti dhe për të evituar sanksionet ishte përpiluar plani për ndërrimin e kampioneve të urinës së lojtarëve.

Ai që e zbuloi këtë skenar ishte Grigori Rodçenkov, ish Drejtori i laboratorit antidoping të Moskës që tani është një dëshmitar në mbrojtje nga SHBA pasi zbuloi skandalin e dopingut të rusëve në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi.

Sipas ‘Daily Mail’, Rodçenkov zbuloi provat që tregojnë këtë plan të skuadrës përfaqësuese ruse në fillimin dokumentar ‘Icarus’ me regjisor Brajan Fogel. Ky i fundit ka deklaruar se provat e treguara nga Rodçenkov gjartë realizimit të këtij filmi mund të përbëjnë një skandal po aq të madh sa ai i Lojërave Olimpike të Sochit. Nuk përjashtohet mundësia që pas shfaqjes së këtij dokumentari disa prej futbollistëve të përfaqësueses ruse të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm futbollistit.

Për momentin nuk ka asnjë vlerësim publik nga ana e FIFA për këto dyshime të ngritura, por shumë shpejt pritet që drejtuesit e këtij institucioni të hyjnë në kontakte me regjisorin Brajan Fogel për të organizuar një takim me Rodçenkov për të parë se deri ku shkojnë këto akuza.

Brajan Fogel e heton çështjen e dopingut ne Rusi prej vitesh dhe gjatë kësaj kohe ai ka takuar edhe Rodçenkov. Nga hetimet e tij u zbuluan prova, që sipas tij përfshinin edhe Vitaly Mutko ish zv/kryeministrin dhe njëkohësisht presidentin e dorëhequr të Federatës Ruse të Futbollit/tch