Rritet numri i gjobave të shqiptuara në trafikun rrugor

9 muaj më parë

Rritet numri i gjobave të shqiptuara në trafikun rrugor

Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor në Kosovë i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, ka nisur zbatimin.

Këtë gjë më së miri e tregon numri i shpërndarjes së gjobave në trafik nga Policia e Kosovës, raporton AktivPress.

Gjobat që po shqipton PK-ja ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion nga ditët e para të janarit e deri më tash kanë kaluar shifren e mbi 1000 tiketave brenda 24 orëve.

Me datë 1 janar të këtij viti, policia gjatë 24 orëve kishte shqiptuar vetëm 443 tiketa, ndërkaq ky numër vazhdoi të rritej ditëve në vijim.

Gjobat e shqiptuara më 3 janar 2018:

4 janar 2018:

10 janar 2018:

Gjobat e shqiptuara me 13 janar 2018:

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ligji i ri përcakton rregulla të reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentës së shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit, etj.”, thuhet një njoftimin e MI-së, transmeton AktivPress.

Ligji i ri përcakton se polici i trafikut në vend të ngjarjes mund të shqiptojë gjobë deri në 500 euro ndaj personave fizik dhe deri në 1000 euro për personat juridik.

Për tejkalim të shpejtësisë në vendbanimin mbi 50 km/h dënimet sillen deri në 900 euro, ndërsa si dënim personit i merret edhe patenta e shoferit për një vit.

Për ata që vozisin pa patentë të shoferit të vlefshme ose kategori përkatëse dënimi shkon deri në 1500 euro.

Ndërsa për mosdhënie të përparësisë këmbësorit në semafor ose kur polici e rregullon dënohet me 300 euro gjobë dhe personit i merret patenta e shoferi për gjashtë muaj.

Ligji i ri i dënon me 40 euro edhe ata që përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Përmes këtij ligji synohet rritja e sigurisë në trafikun rrugor, pasi 2017-a ishte viti i aksidenteve të shumta fatale./AktivPress