Rritet çmimi i naftës

2 muaj më parë

Rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës janë rritur pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj mallrave iraniane.

Kjo ka intensifikuar shqetësimet se sanksionet mund të shkaktojnë mungesë furnizimi me naftë, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Sanksionet e rivendosura të Shteteve të Bashkuara kundër shtetit anëtar të OPEC tashmë kanë hyrë në fuqi.

“Kjo sigurisht është një vërejtje për të gjithë se Shtetet e Bashkuara janë serioze rreth sanksioneve”, ka deklaruar John Kilduff, partner në “Again Capital Management” në New York.