Rriten tensionet, Siria paralajmëron një surprizë për Israelin

3 muaj më parë

Rriten tensionet, Siria paralajmëron një surprizë për Israelin

Izraeli do të përballet me më shumë surpriza nëse sulmon përsëri territorin sirian, tha Damasku të martën, pasi mbrojtjet ajrore të Sirisë qëlluan një avion izraelit gjatë përplasjes më të ashpër midis armiqve të vjetër në 36 vjet.

“Kemi besim të plotë se agresori do të jetë i befasuar, sepse mendoi se kjo luftë – kjo luftë e amortizimit që Siria ka qenë e ekspozuar prej vitesh – e kishte bërë atë të paaftë për t’u ballafaquar me sulme”,tha ndihmësi i ministrit të jashtëm Ajman Sussan.

Izraeli ka filluar disa sulme në Siri, pasi avioni luftarak i tyre “F16” u rrëzua nga Siria./AktivPress