Rreziku nga kolapsi energjetik evident

2 javë më parë

Rreziku nga kolapsi energjetik evident

Kosova është duke u rrezikuar seriozisht nga kolapsi energjetik.

Kjo përshkak se përveç Termocentralit Kosova B, termocentralët tjerë nuk janë në funksion,  për shkak të mungesës së thëngjillit.

Që termocentralet të vihen në funksion, atëherë duhet që KEK-u të bëjë nxjerrjen e thëngjillit në tokat e fshatrave Hade dhe Shipitullë, të cilat aktualisht janë të banuara.

Mirëpo, shpronësimi i zonave të këtyre dy fshatrave ka ngecur plotësisht.

Kjo përshkak se KEK-u nuk është duke bërë vlerësimet e duhura për pronat e banorëve të këtyre fshatrave, përkundër marrëveshjes në mes banorëve dhe qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë, Saim Krasniqi, Për Tribuna Channel po thotë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se Kompania kanadeze e cila është caktuar për t’i vlerësuar këto prona, jo vetëm që nuk po i vlerëson mëçmim të arsyeshëm, por që fare nuk kanë qenë në teren, duke e bërë kështu vlerësimin nga zyret

Ai shtoi se në momentin që KEK-u e respekton marrëveshjen në mes banorëve dhe qeverisë së Kosovës, atëherë këta të parët do të largohen nga shtëpitë e tyre

Kurse, Rafet Osmani nga Sindikata e punëtorëve të KEK-ut u shpreh se gjendja në KEK është shumë e rëndë, duke shtuar se nga 18 mijë punëtorë, kjo korporatë ka mbetur me vetëm 4900 sosh, dhe se sipas tij edhe këta mund ta humbin vendin e punës

Ata kërkuan nga institucionet vendore që të zgjidhin këtë çështje sa më parë, në mënyrë që siç thanë ata Kosova të shpëtojë nga kolapsi energjetik./Tribuna