Rregullorja komunale për varrezat e familjarëve, heronjëve dhe dëshmorëve nxit diskutim në Gjilan

6 muaj më parë

Rregullorja komunale për varrezat e familjarëve, heronjëve dhe dëshmorëve nxit diskutim në Gjilan

Tri rregullore komunale të Komunës së Gjilanit që kanë të bëjnë me taksat, subvencionet dhe varrezat i janë nënshtruar sot një dëgjimi publik, ku bashkërisht me qytetarë dhe zyrtarë komunalë janë diskutuar ndryshimet e propozuara, përcjellë AktivPress.

Ndërkaq, te Rregullorja për varreza, ndryshimet sipas njoftimit të Komunës, kanë të bëjnë me nenin 5, ku thuhet: sipas mënyrës së themelimit, respektivisht mënyrës së vdekjes, varrezat klasifikohen në të përgjithshme (publike) dhe të veçanta. Në varreza të veçanta hyjnë: varret me përmendore, varret ushtarake, varret e heronjve dhe dëshmorëve, varret anonime, varret masive prej fatkeqësive natyrore dhe varret sipas përkatësisë fetare.

Diskutim nxiti çështja e prehjes ose jo të familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve në të njëjtat varreza, ku mendimet e pjesëmarrësve kanë qenë të ndryshme, duke përjashtuar mundësinë që në këtë hapësirë të varrosen të gjithë familjarët, por duke e lënë të hapur diskutimin që kjo mundësi t`iu lejohet vetëm prindërve të dëshmorëve dhe heronjve.

Nevzad Isufi, këshilltar komunal nga VV-ja, ka thënë se Komuna e Gjilanit duhet ta caktojë më parë një hapësirë të re për varrezat e qytetit, një problem ky që po zgjat tash e disa vite, përmes zgjidhjeve të pjesshme.

Vërejtjet e tij në rregulloren për varreza i ka paraqitur erdhe Agim Hyseni, sekretar i KBI, duek thënë se disa formulime duhet të saktësohen më mirë e më qartë.

Hevzi Matoshi ka thënë se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e bëra në këtë dëgjim publik, do të merren parasysh dhe i ka nxitur pjesëmarrësit që nëse kanë propozime tjera eventuale t`i dërgojnë edhe me shkrim, meqë debati nuk përfundon sot.

Këto rregullore, pritet të miratohen nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e muajit mars./AktivPress