“Ronaldo do të largohet nga Real”

1 javë më parë

“Ronaldo do të largohet nga Real”

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid në fund të këtij edicioni.

Portugezi është duke vuajtur nga një rënie në formë në muajt e fundit, pasi ka shënuar vetëm një gol në La Liga deri më tani këtë sezon.

Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili punon për televizionin El Chiringuito, ka thënë se Ronaldo është i palumtur me pozitën e Real Madrid në tabelën e La Ligës.

Ai thuhet se ka njoftuar presidentin Florentino Perez se dëshiron të largohet nga klubi më 30 qershor të vitit 2018.

Kërkesa e katër herë fituesit të Topit të Artë është hedhur poshtë nga Perez, duke e përkeqësuar kështu marrëdhëniet e tyre.