Roberti dhe Nora pajisen me pasaporta me shqiponjë

4 ditë më parë

Roberti dhe Nora pajisen me pasaporta me shqiponjë

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë disa kohë që qëndrojnë larg njëri-tjetrit pasi ky i fundit është pjesë e një konkursi kërcimi në Shqipëri.

Roberti shprehu hapur se ndjen mall për vajzën dhe bashkëshorten e tij, prandaj Nora e surprizoi duke ardhur në Tiranë.

Çifti i lumtur ka shumë arsye për të festuar dhe për të qenë më pranë Shqipërisë. Në një postim në Instastory, Roberti ka treguar se kanë marrë pasaportat e reja dhe tani janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.